Klubi i sapokrijuar Tirana Toastmasters i bashkohet rrjetit të mbi 14,500 klubeve në mbarë botën në 140+ vende. Dhe ne po presim të na bashkohesh edhe ti. :)
Duke ju bashkuar klubit, ti do të flasësh në shqip ose anglisht përpara një turme miqësore, duke artikuluar me lehtësi dhe duke marrë feedback të dobishëm për t'u përmirësuar. Do të mësosh hap pas hapi se si të jesh një folës dhe një lider i shkëlqyer. Do kesh përpara një ekip që të mbështet e të brohorit ndërsa ti rritesh.
Në Toastmasters askush nuk do të jetë mësuesi yt. Por të gjithë do të jenë mësues të të gjithëve.
Emocionuese? Frikësuese? Super!
Emocionet e çdo lloji mund të kthehen lehtësisht në forcë.
Bashkohu tani me klubin tonë Toastmasters Tirana dhe fillo udhëtimin tënd për të folur dhe udhëhequr si profesionist!