
Toastmasters Tirana është një klub zyrtar i Toastmasters International, një organizatë jofitimprurëse që operon përmes 16,500+ klubeve në mbarë botën.
Misioni i një klubi Toastmasters është të sigurojë një mjedis të ndërsjellë mbështetës dhe edukativ ku çdo anëtar individual ka mundësinë të zhvillojë aftësitë e komunikimit verbal dhe lidershipit. Në fakt, slogani i Toastmasters është "Aty ku bëhen liderët".
Në Toastmasters ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë 5 aftësi kryesore:
• Të folurit publik
• Komunikimin ndërpersonal
• Udhëheqjen strategjike
• Aftësitë e menaxhimit të projektit
• Vetëbesimin
Në Toastmasters askush nuk do jetë mësuesi yt. Por të gjithë do jenë mësues të të gjithëve.
Eja dhe fillo një rrugëtim që ka potencialin real për të të ndryshuar jetën.
Bashkohu me klubin e parë toastmasters në Shqipëri.
Në Toastmasters Tirana Club, mblidhemi në:
Na gjeni fizikisht në adresën: Bitter Bistro Bar & Restaurant
Ose ne ZOOM: zoom link
Vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë falas, duke u regjistruar KETU për mbledhjen e radhës.

