table topic

Toastmasters Tirana  është një klub zyrtar i Toastmasters International, një organizatë jofitimprurëse që operon përmes 16,500+ klubeve në mbarë botën.

Misioni i një klubi Toastmasters është të sigurojë një mjedis të ndërsjellë mbështetës dhe edukativ ku çdo anëtar individual ka mundësinë të zhvillojë aftësitë e komunikimit verbal dhe lidershipit. Në fakt, slogani i Toastmasters është "Aty ku bëhen liderët".

Në Toastmasters ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë 5 aftësi kryesore:

• Të folurit publik
• Komunikimin ndërpersonal
• Udhëheqjen strategjike
• Aftësitë e menaxhimit të projektit
• Vetëbesimin

Në Toastmasters askush nuk do jetë mësuesi yt. Por të gjithë do jenë mësues të të gjithëve.

Eja dhe fillo një rrugëtim që ka potencialin real për të të ndryshuar jetën.

Bashkohu me klubin e parë toastmasters në Shqipëri.

 

 

Mbledhjet e klubit tonë

Në Toastmasters Tirana Club, mblidhemi në:

  • Të martën e 2-të dhe të 4-t të muajit – Salla hapet në orën 18:45; Mbledhja fillon në 19.00 dhe mbaron para orës 21.00.

Na gjeni fizikisht në adresën: Bitter Bistro Bar & Restaurant

Ose ne ZOOM: zoom link

Vizitorët janë të mirëpritur të marrin pjesë falas, duke u regjistruar KETU për mbledhjen e radhës.

meeting Pisa

Toastmasters Tirana Club është më tepër se një kurs. 
Është një udhëtim në një mjedis miqësor e frymëzues ku rritemi së bashku.

Disa informacione bazë mbi Toastmasters Tirana Club:

  • Numri zyrtar TM i klubit: 28677349
  • Bëjmë pjesë në Distriktin 109, Divizioni A (Italia, Malta, Shqipëria)
  • Sponsorët tanë janë: Francesca Gammicchia, Endri Ndoni. Më tepër detaje në faqen Excomm.
  • Anëtarët e klubit janë:
Web site template creator: Fromlu